Një shpërthim i fortë tronditi qendrën e Madridit, ku u shkatërrua pjesërisht një ndërtesë dhe humbën jetën të paktën tre persona dhe janë plagosur 11 të tjerë.
Ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi, e cila ka hedhur në erë katër katet e sipërme të ndërtesës në rrugën Toledo, njoftoi kryetari i bashkisë së Madridit Jose Luis Martinez-Alemida.
Pranë shpërthimit, ndodhej edhe një shtëpi pleqsh, Los Nogales La Paloma. Sipas bilancit të bërë nga Emergjencat, tre viktimat janë meshkuj. Njëri prej tyre, David Santos Muñoz, ishte një elektricist 35-vjeçar, baba i katër fëmijëve dhe kishte shkuar për të ndihmuar.
Burimet e policisë tregojnë se incidenti ndodhi ndërsa po bëhej instalimi në pjesën e prapme të ndërtesës që shpërtheu.
“Zjarrfikësit do të shohin nëse ka pasur dëmtime në murin ngjitur midis ndërtesës që ka shpërthyer dhe asaj të shtëpisë së pleqve. Po kështu, rrënojat kanë rënë në oborrin e shkollës që është ngjitur me të”, theksoi Almeida.
(A.M/Faxweb.al)