Një polic i vdekur dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi në Zhur të Prizrenit mbrëmjen e kësaj të enjteje. Polici identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur mësohet se ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë nga shpërthimi i ndodhur gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit.
Ndërkohë nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy efektivë të tjerë të policisë kosovare ndërsa gjendja e tyre mësohet se është e rëndë.
Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se ndodhen në vendin e ngjarjes.