Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Shpërthen Neritan Ceka: Mirela Kumbaro e ka vendin në Prokurori, po shet Butrintin

Profesori i Arkeologjisë Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv,  ka sulmuar ashpër ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron duke thënë se me këtë që ka bërë me Butrintin e ka vendin në Prokurori.

Ceka tha se nuk ia vlen të merremi me deklaratat e Kumbaros sepse deklaratat e saj janë thjeshtë për të fshehur atë që po ndodh në të vërtetë që sipas Cekës është shitja e Butrintit.

Ai gjithashtu shtoi se kjo bëhet për shkak të përfitimeve ekonomike që vijnë nga Butrinti duke thënë se 1 milionë euro në vit vijnë vetëm nga biletat në Butrint.

“Deklaratat e ministres bëhen për të fshehur ngjarjen, nuk duhet të merremi me të, ministrja Kumbaro është kjo e dokumentave, jemi burra serioz te merremi me të. Ajo e ka shitur Butrintin. E gjitha kjo bëhet për shkak se në Butrint ka 1 milonë euro të ardhura vetëm nga biletat”, tha ai, duke shtuar: “Mirela Kumbaro e ka vendin në Prokurori me këtë që ka bërë, po shet Butrintin”

Ceka shtoi gjithashtu se kjo që po ndodh në Butrint është shumë e rëndë. (B.H/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *