Një numër i madh i rasteve të reja me Covid 19 është shënuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Autoritetet në Kosovë njoftojnë se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 346 mo.stra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 3.356, nga 24.921 persona të cilët janë testuar gjithsej, ndërsa 66 persona nuk kanë mundur dot që të fitojnë betejën me virusin duke humbur jetën.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste;
komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.