Evidentohet dhe goditet një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike. Vihet në pránga autori i dyshuar, proçedohet në gjendje të lirë inxhinieri i pyjeve, si dhe shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit
Shërbimet e Pòlicisë Berat, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Gjoroven dhe Veleshnje disa fidanë kanabis
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Pòlicisë Berat, árrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin R.V., 45 vjeç, banues në Gjoroven.
Gjithashtu u proçedua në gjendje të lirë shtetasi K.B., 31 vjeç, banues në Uznovë me detyrë inxhinier pyjesh për veprën penale ” Shpërdorim detyre” dhe u shpall në kërkim kryeplaku i fshatit, shtetasi I.Sh., 33 vjeç, banues në Gjoroven për veprën penale ” Mos kallëzim kri.mi” dhe “Shpërdorim detyre”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime tëmmëtejshme.