Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shpallen listat përfundimtare, këto janë kandidatët që hyjnë në testimin e infermierëve

Ministria e Shëndetësisë shpalli sot listat përfundimtare të kandidatëve që do të hyjnë në testimin e infermierëve.

Pas verifikimit të ankesave, sipas afateve të paracaktuara, u shpallën sot listat përfundimtare për infermierë, teknikë imazherie dhe fizioterapistë, të cilët do të konkurojnë në 4 qarqe.

Testimi i parë do të zhvillohet të shtunën datë 31 Mars për qarkun e Tiranës, në orën 14.00 në fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.

Në Shkodër, testimi do të zhvillohet më datë 3 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Luigj Gurakuqi për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës, Durrës.

Në Elbasan, testimi do të zhvillohet më datë 4 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Aleksandër Xhuvani për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korcë, Berat.

Në Vlorë, testimi do të zhvillohet më datë 5 Prill, në orën 14:00 në ambjentet e Universitetit Ismail Qemali për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier, Gjirakastër.

Listat e plota e kandidatëve që hyjnë në testim, sipas qarqeve.

http://www.shendetesia.gov.al/al/publikime/listat-perfundimtare-te-kandidateve-kualifikuar-per-testim-per-vendet-vakante-ne-institucionet-shendetesore-publike

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *