Shoqata e Pensionistëve dhe Sindikata e Minatorëve në Pogradec kanë dalë në protestë.
Protesta drejtuar qeverisë për rritje të pensioneve dhe paketës së ndihmës pasi sipas tyre ato janë shumë të ulta dhe me nivelin e pensioneve që kanë nuk ja dalin dot.
“Hallet dhe problemet e pensionistëve janë të të gjithëve ju. Kemi dhënë aq shumë për këtë vend, ai kryeministri tallet. Juve pensionistëve tju jap atë që meritoni. 6% është tallje. Zoti kryeminister, shiko shtresën e minatorëve. Janë ngritur të gjitha, sheqeri , orizi. Ku i gjeni lekët për gradaçelat e mëdha? 6% na takon, na jep edhe 40 mijë lekë cdo pensionist”-janë shprehur ata.
Ata kërkojnë rritje pensioni, rritje të paketës së ndihmës, subvencion më të lartë për dritat, ujin dhe energjinë. Kërkojnë edhe më shumë shërbime kundrejt tyre.