Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit ‘Peugeot’ në Vlorë. Personi me inicialet K.G, 43-vjeç aksidentoi 62-vjeçarin i cili lëvizte me biçikletë. Ky person ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar shtetasin B. V., 62 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi B. V, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.