Pakujdesia dhe mos kushtimi i vëmendjes së drejtimit të mjetit ka shkaktuar një tragjedi në Rumani ku mbetën të vdekur një 79-vjeçare, një grua shtatzënë dhe fëmija i saj 3 vjeç. Ndërsa të plagosurit janë dy pasagjerët që ndodheshin në makinë dhe një tjetër person nga parku.
E gjitha ndodhi teksa drejtuesi i një mjeti po filmonte udhëtimin e tij ndërsa kjo e fundit ka përfunduar në një park duke marrë jetën e njerëzve të pafajshëm, ndërsa u plagosën edhe 2 pasagjerët që ndodheshin në makinë transmeton “BILD“.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat, ndërsa u transmetua live në facebook ndërsa viktimat ishin duke qëndruar në një park kur makina sportive me shpejtësi marramendëse hyri brenda tij duke shkaktuar tragjedinë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë dhe ambulanca, që shoqëruan në spital të plagosurit si dhe viktimat
Videon nga momneti i aksidentit mund ta shkikoni KËTU
(F.GJ/FAXWEB.AL)