Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për t’i shkurtuar listat e kandidatëve të saj për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në një deklaratë ditën e sotme PD, duke cituar “Kodin Zgjedhor”, shpjegon se numri i kandidatëve të dërguar në KQZ është në rregull dhe shkurtimi i listës së PD-së është duke favorizuar Partinë Socialiste.
Formula e Kodit Zgjedhor, e cila është cituar dhe nga PD thotë se çdo parti në një qark duhet të depozitojë 2 kandidatë më shumë se numri i mandateve që dalin nga zgjedhjet, ndërkohë që numri duhet të jetë i plotëpjestueshëm me 3.
Në rast se numri nuk plotëpjestohet me 3, atëherë duhet të shtohen më shumë kandidatë.
Referuar kësaj formule numri minimal që forcat politike duhet të dorëzojnë në KQZ është 177 kandidatë, ndërkohë që sipas interpretimit të Celibashit, numri total duhet të ishte 153.
Reagimi:
Ka një keqkuptim ndër gazetarë, ku thuhet se numri i kandidatëve në lista duhet të jetë jo më shumë se 153. Kodi zgjedhor lejon MINIMUMI 177 kandidatë. Më poshtë është citimi i Kodit dhe një shpjegim i thjeshtë i formulës. Prandaj, PD doli mbrëmë me qendrimin se vendimi për të shkurtuar listen e koalicionit të PD i shërben PS.
Kodi zgjedhor
Neni 67
Pika 4
“Numri i kandidatëve në listën shumemërore nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse, shtuar dy. Në çdo rast, numri i kandidatëve në listën shumemërore duhet të jetë i plotpjesëtueshëm me numrin tre”
Shembull:
Nese numri i mandateve eshte X, numri i kandidateve s’mund te jet me i vogel se X+2.
Mbi kete numer mund te shtohen te tjere (Y), por nuk mund te zbritet poshte numrit X shtuar 2 kandidate.
Ne cdo rast totali duhet i plotpjestueshem me 3.
Totali X+2+Y, duhet ne cdi rast te plotpjestohet me 3.
Kodi parashikon numrin minimal te kandidateve. Jo numrin maksimal. Numri maksimal nuk ka qene asnjehere i parashikuar nga Kodi.
MINIMUMI I KANDIDATEVE MUND TE JETE 177
Kujtojmë se një ditë më parë KQZ vendosi të mos regjistrojë 78 emra për kandidatë të propozuar nga PD në zgjedhjet e 25 Prillit.
Lista e kandidatëve që janë përjashtuar:
Qarku Berat
Pranohet lista me kandidatët nga 1-9
Përjashtohen kandidatët;
Ermira Arizi
Muharrem Hoxha
Dhurata Gjoka
Oltion Këri
Qarku Dibër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-6
Përjashtohen kandidatët;
Shaban Izvira
Denisa Vata
Jeton Kaloshi
Qarku Durrës
Pranohet lista me kandidatët nga 1-15
Përjashtohen kandidatët:
Aulon Kalaja
Armand Brahimaj
Arjeta Keci
Artjon Bajramaj
Ivo Jorgjoni
Edlira Devolli
Qarku Elbasan
Pranohet lista me kandidatët nga 1-15
Përjashtohen kandidatët:
Erlind Gurra
Leonard Karaj
Sonila Daiu
Skënder Hasa
Megi Balliu
Ibrahim Sako
Qarku Fier
Pranohet lista me kandidatët nga 1-18
Përjashtohen kandidatët:
Ndriçim Bali
Aurora Gjeka
Roel Zoga
Bashkim Xhymertaj
Edmond Nushi
Aida Sema
Qarku Gjirokastër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-6
Përjashtohen kandidatët:
Bajram Hysa
Ditar Hodaj
Engjelina Basho
Qarku Korçë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Arben Kambo
Magdalena Hoxha
Kiço Tane
Landi Gushi
Diana Sino
Nikollaq Doku
Qarku Kukës
Pranohet lista me kandidatët nga 1-3
Përjashtohen kandidatët:
Admir Sinamati
Demush Kastrati
Vjollca Vata
Festim Mazrreku
Merita Brati
Sokol Dida
Qarku Lezhë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-9
Përjashtohen kandidatët:
Maksim Kola
Albert Mëlyshi
Leonora Ndreu
Qarku Shkodër
Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Arben Lushaj
Ermira Kuluri
Zyhdi Reshketa
Astrit Kuci
Lindita Hyseni
Ditmir Harusha
Qarku Tiranë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-36
Përjashtohen kandidatët:
Mimoza Hajdarmataj
Rivelino Çuno
Bashkim Murati
Juela Hamati
Dhimtër Muslia
Havzi Ahmati
Irisa Çupa
Oneido Bushi
Vjola Hydi
Qarku Vlorë
Pranohet lista me kandidatët nga 1-12
Përjashtohen kandidatët:
Lasko Nasti
Edmond Fetahu
Manjola Nikollo
Hysni Sharra
Afrovita Dhimojani
Eda Begaj
(R.G/Faxweb.al)