Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Shkundni prangat të mbrapshta”, Ditmir Bushati adreson mesazhin e fortë përmes poezisë së Migjenit

Ka drejtuar për rreth 5 vite diplomacinë shqiptare, ndërkohë kritikat e tij ndaj qeverisë kanë shkaktuar jo pak polemika brenda kampit të majtë, por edhe janë komentuar gjerësisht nga faktori politik, mediatik dhe qytetar.

Ish-Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në përkujtim të 81 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të madh shqiptar Migjeni, ka zgjedhur pikërisht poezinë e tij “Zgjimi” për të përshkruar edhe realitetin që po kalon vendi.

Pavarësisht se nuk dihet saktësisht se ndaj kujt e ka adresuar këtë mesazh, deputeti socialist I ‘zhveshur’ nga të gjitha atributet e tjera politike brenda partisë, mesazhi I tij është shumë I fortë pasi ka përdorur pikërish disa fjalë therëse të poetit të madh Millosh Gjergj Nikolla ku ndër të tjera citojmë:  “O vullnete të ndrydhura! O vullnete të shtypuna! Shkundni prangat të mbrapshta!”

ZGJIMI

O vullnete të ndrydhuna ndër grushta të çelikta të shekujve të kaluem!

O vullnete të shtypuna me themra të ngurta të titajve të tërbuem!

Të cilët n’udhë për në theqafje këtejpari i ranë

dhe vatrat tona në mjerim i përlanë…

O vullnete të ndrydhura!

O vullnete të shtypuna!

Shkundni prangat të mbrapshta! E me brimë ngadhnyese,

me hove viganash, dëshirash flatruese,

turniu në të gjitha anët dhe poshtë në dhë zbritni

– ndosht’ aty keni për të gjetë fillin e një hymni,

që Illyri e vjetër ndër kremtime këndonte,

ndërsa zemra e kombit në liri kumbonte.

O vullnete të ndrydhuna!

O vullnete të shtypuna!

Tash shëgjetat e flakta të shprehjes suej zharitse

drejtoni kah qiella në ball të hyut a të dreqit,

i cili fatin tonë mbytte në mnijë të vet përpise –

a dijë se të Birt’ e Shqipes folen ia ngrehën vetvetit.

 

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *