Janë pamje të frikshme ato që vijnë nga një pallat në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë, i cili është përfshirë nga flakët në mbrëmjen e djeshme. Sipas Policisë nga zjarri nuk ka dëme në njerëz po vetëm materiale.
Ndërsa zjarrfikësja ka mundur të shuajë flakët e zjarrit, vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën “Mikel Maruli”, ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.