Artan Shkreli, tashmë i emëruar drejtor i Institutit të Ndërtimit në konferencën e fundvitit me gazetarët ka folur dhe si zv.ministri në ikje i Infrastrukturës dhe Energjisë ku ka prezantuar idenë ambicioze të nisjes në fillim të janarit të ndërtimit të hekurudhës Tiranë- Durrës e cila do t’i lidhë për 19 minuta dy qytetet kryesore të vendit
“Ne fillim te janarit nisin punimet për hekurudhën Tirane Durres. Po shikohet mundësia që kjo hekurudhë të elektrifikohet. Mendohet që rruga Tiranë-Durrës të bëhet për 18-19 minuta që është kohë e shkurtër. Trenat do bëjnë vajtje-ardhje. Edhe Rinasi do të arrihet shumë shpejt. Objektivi është 9 minuta.
Peshën më të madhe në hekurudhë do ta mbajë spastrimi i mallrave. Ne kemi menduar të shikojmë sa do impaktojë që të bëjmë një plan për autostradën e ardhshme Tiranë-Durrës e cila do të rishikohet pas këtyre punimeve. Me fillimin e vitit fillojnë dhe punimet, tashmë ka marrë fund procesi burokratik. Ndërsa për çmimin e biletës do të diskutojmë edhe në varësi të kompanisë”, tha Artan Shkreli.