AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shkon në 58 numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali, konfirmohet rasti i parë në Milano

Ka shkuar në 58 numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali, ku 46 prej tyre janë shënuar në Lombardi dhe 12 në Veneto, ndërsa është konfirmuar edhe rasti i parë në Milano.

Bëhet fjalë për një person që banon në Sesto San Giovanni i cili aktualisht është shtruar në spital në San Raffaele.

Deri më tani 2 perosna kanë humbur jetën nga kronavirusi në vendin fqinjë, një 78-vjeçar, i cili humbi jetën mbrëmë në spitalin Schiavonia të Padovës, ndërsa një grua nga Lombardia u nda nga jeta ditën e sotme.

Qeveria Conte ka thirrur këtë mbrëmje mbledhjen e jashtëzakonshme të këshillit të ministrave për të vlerësuar masa të reja për të ndaluar përhapjen e epidemisë.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *