Kujtim Prodani, këngëtari i njohur, ende e vuan ndarjen nga jeta të nënës së tij Anita Take pas 2 vitesh që ajo nuk jeton më. Lidhja e tyre ka qenë aq e fortë dhe kantautori pas humbjes së saj ka kaluar disa kohë vërtet të vështira dhe në aspektin shëndetësor.
Teksa ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kujtimi ka rrëfyer se vazhdon që të ndiejë dhimbje dhe shkon tek mjekët pasi ka luhatje tensioni.
Ai tregon po ashtu se jeta e tij mund të ndahet fare mjirë në dy pjesë, në atë që ka jetuar me nënën dhe atë që ka jetuar pa nënën.
“I pastroj fotografitë, sendet e saj personale. Është edhe dhimbje, shtëpia më jep aromën e saj”, ka rrëfyer ai Prodani dhembjen e tij, teksa ka shtuar se të ëmën nuk e tret dheri për faktin që e ka lënë vetëm.
“Ju që i keni nënat dhe i keni pranë tani, përkëdhelini, përkëdheljani atyo flokët e thinjura”, u shpreh Kujtimi.
(E.K/FAXWEB.AL)