Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Shkoi me shenja gripi në qendrën shëndetësore, vdes gruaja, mjekët dhe familjarët dyshime për koronavirus

Një grua rreth të 70-tave ka humbur jetën mbrëmjen që lamë pas në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin.

Mësohet se e moshuara nga Mamurrasi ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja gripale, si dhe me vështirësi të shumta në frymëmarrje.

Ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në qendrën shëndetësore, teksa bënte kontrollet.

Tashmë pritet përgjigja e analizave për të, pasi ka dyshime të forta se mund të jetë e prekur me koronavirus.

Ky fakt ka shqetësuar së tepërmi personelin mjekësor të cilët i kanë shërbyer dhe po ashtu edhe ata i janë nënshtruar analizave.

Po ashtu dyshime ka edhe për të afërmit e të moshuarës, dhe pse deri tani nuk është zbuluar ndonjë historik që ajo të ketë kryer udhëtime jashtë vendit dhe të ketë pasur kontakte me persona të prekur.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *