Kur tashmë dihet vizita e Kryeministrit Rama në Shkodër, pasditen e së premtes, selia rozë në Shkodër është vënë në lëvizje për të angazhuar të gjitha strukturat e saj në mënyrë që sheshi përpara Teatrit Migjeni ku është menduar të mbahet edhe takimi i Ramës në kuadër të turit “Bashkitë Që Duam” të jetë i mbushur.
Kryetari i PS në Shkodër Edmond Emini, së bashku me Prefektin Valdrin Pjetri, kanë zhvilluar një sërë takimesh që prej orës 17:00 fillimisht me drejtuesit dhe sekretarët e organizatave të PS e më pas me të gjithë drejtoret e drejtorive në Shkodër ku është kërkuar angazhim maksimal për këtë vizitë e cila në dukje hap edhe fushatën elektorale për Bashkinë e Shkodrës ku pritet edhe prezantimi i kandidatit të PS për Bashkine e Shkodrës.
Megjithatë tashmë porositë janë ndarë ndërkohe qe selia rozë ne Shkodër është nën “ethet” e vizitës së Kryemintrit, ku nga qëndra është kërkuar masivitet, edhe si një gur force ndaj demokratëve të cilët vijojnë pas 28 vitesh ta kenë bastion të tyrin Shkodrën, bastion i cili synohet që të fitohet këtë herë nga socialistët! eetimes