AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shkarkimi me sherr i Kastriot Skënderajt, reagon Sandër Lleshaj: Nuk mjafton që Policia të jetë…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj.

Lleshja shkruan se, vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur ku sipas tij, prej Policisë kërkohët më shumë se të jetë ligjërisht në rregull.

Lleshaj dënon sjelljen e Skënderajt sot tek rruga e shkollës “Petro Nini” ndaj banorëve që kundërshtoni prishjen e banesave të tyre.

Reagimi i Sandër Lleshaj:

Vendimi i kreut të Policisë së Shtetit për lirimin nga detyra të drejtuesit të Policisë së Tiranës është reagimi i duhur.

Nuk mjafton që Policia të jetë ligjërisht në rregull. Prej saj kërkohet më shumë.

Ajo duhet të jetë dhe me mendje e zemër në lartësinë që e kërkon ndjeshmëria dhe interesi i publikut. Jo si sot, tek rruga e shkollës “Petro Nini”!

Kujtojmë se Kastriot Skënderaj është emëruar në krye të Policisë Tiranë, në muajin shkurt të 2018-ës. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra. Motivet që çuan në shkarkimin e Drejtorit të Policisë Tiranë ende nuk dihen. Ardi Veliu ka firmosur dy shkarkime brenda pak orëve. Fillimisht u largua nga detyra Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë Vlorë dhe pak orë më vonë edhe Drejtori i Policisë Tiranë. Pritet që të ketë të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit.

Burime bëjnë me dije  se Skënderaj nuk ka qënë dakort me largimin, por urdhëri tashmë është firmosur nga Ardi Veliu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.