Në një interviste për Fax News kreu i Bashkisë Rexhe Byberaj i është përgjigjur akuzave të ngritura, për punësimin e përsonave në Bashkinë e Tropojes të cilët kanë probleme me drejtësinë apo largimet politike.
Kreu i Bashkise Tropoje Rexhe Byberi është shprehur se Bashkine e Tropojes e ka gjetur në gjendje kritike. “Në Bashkinë e Tropojes, nuk kam gjetur fonde për të lyer apo rikonstruktuar shkollat, fonde për naftë, nuk kam gjetur fonde për të garantuar drutë e zjarrit për shkollat për dimrin .
Kam gjetur një administrate jashtë profilit në vendet e tyre të punës .
Bashkia Tropoje ka punësuar të rinj dhe të reja të cilët janë në pozicione të rëndësishme. Për hërë të parë në Bashkinë e Tropojes kanë marrë drejtimin e njesive administrative me kryesore 3 vajza të reja një gjë që nuk ka ndodhur vitet e kaluara që vajzat apo gratë të administrojnë njesitë administrative .
Kreu i Bashkisë Tropojes shprehet se janë gjetur disa shkelje në këtë Bashki të cilat janë dërguar në organet e drejtesisë dhe drejtësia do të vendosë . Bashkia Tropoje akumulon një borxh prej 80 milion lekë të reja nga pasardhësit .
I pyetur për punësimet e përsonave me probleme me drejtësinë kreu i Bashkise Byberaj u shpreh se “asnjë punonjës nuk është punësuar pa sjellë dëshminë e penalitetit. Ndërsa sa i përket largimeve nga puna për arsye politike Byberaj thotë se, “në asnjë mënyrë nuk janë larguar persona për arsye politike, përkundrazi unë kam punësuar edhe demokrate njerëz me potenciale intelektuale dhe do të marr përsëri në punë demokrat ata që përfaqësojnë rrethin e Tropojes. Bashkia jonë nuk është Bashki partiake por do ju shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim partie.
R.G/FAXWEB.AL