Vranësira dhe reshje shiu do të mbizotërojnë në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Shirat do jenë mesatar dhe lokalisht intensiv shoqëruar herë pas here me stuhi afat shkurtra ere. Orët e pasdites dhe mbrëmja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në vend.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 5-6 ballë.
Dje Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u dërgoi një shkresë zyrtare 5 prefekturave në vend për situatën e reshjeve dhe përmbytjeve që mund të pasojnë.
AKMC, agjencia në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht u ka bërë shkresë prefekturave Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër. AKMC shpjegon se sipas IGJEUM, në veri perëndim dhe jug të vendit priten stuhi dhe reshje të mëdha shiu.
Zonat që rrezikojnë të preken më shumë Shkodra, Dibra, Malësia e Madhe dhe Kruja. Reshjet e shiut dhe stuhitë mund të bëhen shkak për përmbytje në disa prefektura në dy ditët në vijim.