Sot në orët e para të mëngjesit i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu intensive të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe stuhi në veriperëndim dhe jugperëndim.
Gradualisht në mesditë rreshjet do të jenë me intesitet të ulët.
Era do të jetë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max: Zonat malore 4/14°C Zonat e ulëta 8/19°C Zonat bregdetare 12/20°C
(E.K/FAXWEB.AL)