Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të gòditurat nga pándemia dhe kanë regjistruar shifrën më të lartë të të ínfektuarve që nga fillimi i situatës së jashtëzakonshme. Në të dhënat e fundit të përditësuara, janë raportuar 51.097 raste të reja dhe 676 vdèkje nga Còvid-19.
Rekordi i ShBA ishte 26 qershori me 45 mijë e 225 raste të reja. Në total, Amerika ka 2,779,953 të ínfektuar, nga të cilët 130,798 persona kanë ndërruar jetë dhe 1,164,680 të shëruar nga korònavirusi. Kujtojmë që disa shtete të ShBA e kanë pezulluar planin e hapjes për shkak të shifrave të larta të ínfektimeve.
Një situatë alármante është edhe në Brazil, ku gjatë orëve të fundit janë raportuar 44,884 raste të reja dhe 1,057 jetë të hùmbura nga Còvid-19. Në këtë shtet, 1,453,369 janë ínfektuar që nga fillimi i pándemisë, nga të cilët 60,713 kanë ndërruar jetë dhe 916,147 janë shëruar.(A.M/Faxweb.al)