Vdekjet e ardhura si pasojë e koronavirusit kanë arritur një shifër marramendëse në të gjithë globin, duke shkaktuar 3 milion vdekje njerëzish që prej vitit të kaluar e deri më tani.
Këtë shifër të frikshme të jetëve të humbura e ka bërë me dije Universiteti Johns Hopkings, studiuesit e të cilit kanë mbledhur të dhënat në lidhje me vdekjet, si dhe për fushatën e vaksinimit në mbarë globin.
Vendet më të prekura në ekonomi janë Franca, India dhe Brazili ku shifrat vazhdojnë të jenë alarmante.
Numri i të vdekurve është afërisht i barabartë me popullsinë e Kievit të Ukrainës; Karakasin e Venezuelës ose qytetin metropolitan të Lisbonës në Portugali.
Shifra e vdekshmërisë në mbarë botën nga koronavirusi është më e lartë se popullsia e Çikagos (2.7 milionë) dhe e barabartë me popullsinë e Filadelfias dhe Dallasit të marra së bashku.