Juventus po bëhet gati për ta thyer rekordin botëror për blerjen e një lojtari, duke i ofruar Paris Saint Germainit plotë 396 milionë euro, për Kylian Mbappen, shkruan Daily Mail.
Kjo lëvizje do të nënkuptonte sakrifikim edhe të yllit portugez, Cristiano Ronaldo, thuhet në shkrimin e portalit anglez.
Sipas Tuttosport, Juventus e di se nuk mundet dot t’i akomodojë të dy yjet, prandaj me ardhjen e Mbappes do të shihnin opsionin e shitjes për Ronaldon.