Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit komentin e qytetarit dixhital mbi sheshin “Skënderbej”, inaugurimi i të cilit u bë pasditen e së shtunës. Ai shprehet se ky shesh i ngjan vetëm sheshit të diktatorit Kim të Koresë së Veriut dhe mund të shërbejë vetëm për mitingje e parada.
“Qytetari dixhital i dërgon një mesazh Edi Ramës dhe Lal Plehut nga sheshi Kim Ir-sen i Phenianit! Sb”, shkruan Berisha duke publikuar komentin e qytetarit dixhital që shprehet:
“Doktor, shesh pllakë uniformë, pa asnjë thyerje artistike, vetëm sheshi i diktatorit Kim të Koresë së Veriut është. Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur të ndodhen në shesh? Të largohen sa më shpejt prej tij besoj… E vetmja gjë për të cilën mund të përdoret ky lloj sheshi janë mitingjet, paradat!”
(XH.A/SHUPLAKA)