Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Sherri në Elbasan merr tjetër rrjedhë, Boçi bën deklaratën e papritur: Mund të ishte i armatosur, seç bëri një lëvizje

Një përplasje fizike mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca bëri mjaft bujë disa ditë më parë në vendin tonë.

Asnjëra nga palët nuk e pranon të jetë shkaktari sherrit. Biznesmeni Luca e akuzon Boçin se e ka provokuar dhe i ka vjedhur telefonin gjatë përplasjes, ndërsa kandidati i PD-së e akuzon Lucën se e ka kërcënuar me jetë.

Mbrëmjen e sotme gjatë një interviste për Klan, Boçi ka zhvendosur vëmendjen drejt një tjetër piste. Ai thotë se nga lëvizjet e biznesmenit dyshoi se mund të kishte ndonjë armë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Po pse grushtoheni, s’e kuptoj, pse grushtoheni?

Luçiano Boçi: Luca mund të ishte edhe i armatosur. Seç bëri një lëvizje….tani unë nuk mund ta konfirmoj, ta pohoj apo mohoj, por bëri një lëvizje që sikur e kishte. Tani edhe biznesmen, mund ta ketë. Ai erdhi më kapi nga qafa, dukej aty dhe normale vjen reagimi im sepse nuk mund të toleroj cënimin e integritetit

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.