Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Sherri brenda PS-së, shkarkohet sekretari i Këshillit Bashkiak

Dy ditë më parë, një sherr në një lokal në Durrës ka ndodhur mes sekretarit të këshillit Bashkiak Armandaj Tragajt dhe kryetarit të PS-së në Durrës, Luan Zaza.

Ndërkohë ditën e sotme, është shkarkuar nga detyra sekretari i këshillit Bashkiak Durrës, Armand Tragaj. Shkarkimi i tij u përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen e këshillit Bashkiak Durrës, ndërsa në vend të tij u emërua Dorina Milaj.

Në fjalën e tij përpara Këshilltarëve, Tragaj tha se e ka zbatuar detyrën e tij në mënyrë korrekte, por pavarësisht kësaj nuk i shpëtoj shkarkimit.

Propozimi për shkarkimin e tij u bë ditë më parë, gjë që më herët  nxiti reagimin e ashpër të Tragajt, i cili u përfshi në një konflikt fizik me kreun e PS-së Durrës Luan Zaza në një lokal pranë bashkisë së Durrësit.

Juristi Tragaj u caktua në këtë post në vitin 2015 dhe vinte nga rradhët e LSI-së.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *