AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Sherr në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e Bashës, kush është prokurori që nuk firmosi kërkesën për gjykim

Ditën e sotme janë mbyllur hetimet për dosjen e lobimit rus të Partisë Demokratike në SHBA, ndërsa prokuroria e ka kaluar për gjykim çështjen, duke e marrë si të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha, Arben Ristanin si dhe Ilir Dervishin.

Basha akuzohet se ka gënjyer në formularin e financimit të PD-së në zgjedhje. “Falsifikim i vulave i stampave ose formularëve”, është akuza që rëndon mbi tre zyrtarët e PD-së, ndërsa ka rënë përfundimisht akuza e pastrimit të parave, pasi prokuroria nuk ka pasur prova të mjaftueshme.

Kërkesa për gjykim e çështjes Basha është fimrosur nga dy prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha.

Ndërkohë mësohet se në Prokurori ka pasur një debat të ashpër në lidhje me këtë çështje, ku prokurori Kol Hysenaj nuk ka pranuar të firmosë kërkesën për gjykim. Për këtë veprim Hysenaj ka refuzuar që të japë shpjegime.

Mësohet se Bashës i është komunikuar mbyllja e hetimeve gjatë ditës së djeshme, ndërsa nga PD kjo çështje është konsideruar vazhdimisht si sulm politik.

Nëse shohim me vëmendje veprën për të cilën akuzohet Basha, neni 190/3 bën fjalë për falsifikimin e formularëve ose me paraqitjen e rreme të tyre nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, që u drejtohet organeve shtetërore dhe dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet burg.

Ndërkohë që në një reagim për Fax News, një prej të pandehurve Arben Ristani, e ka quajtur akuzën e prokurorisë si qesharakë, pasi vetë ai nuk ka firmosur asnjë dokument.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *