Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Sherr në Komisonin e Sigurisë, Ndreu-Salianjit: Ti do rrahur, provokator i keq

Nuk kanë munguar debatet në Komisionin e Sigurisë sot ku ka pasur një përplasje mes Ervin Salianjit, Paulin Stërkajt dhe Pjerin Ndreut. Dy deputetët e PS-së, Sterkaj dhe Ndreu e kanë quajtur provokator Salianjin, duke i thënë “ti do rrahur”.

 Vetëm pak minuta më parë anëtarët e PD-së janë larguar nga  mbledhja.

DEBATI

Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet me shume buxhet për te kontrolluar ish repartet ushtarake qe perdoren per magazinim droge?  A ju duhet me shume buxhet per te vendosur ne funksion radaret….

Stërkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.

Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoke të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.

Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.

Salianji: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet. (J.V/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *