Dy persona janë arrestuar nga ana e policisë pasi kanë kundërshtuar punonjësit e rendit, që kishin ndërhyrë për shuarjen e një konflikti.
Personat e arrestuar janë M.H. 44 vjeç dhe F.H. 35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14.
“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)