FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Sherr LIVE në emision/ Shpërthen Nano: Na lodhët! Basha: Të të vijë turp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një lidhje telefonike në emisionin “Opinion” ka hedhur deklarata të forta kundër  kryeministrit Edi Rama.

Basha thotë se Rama është një rrezik për vendin, pasi ai ka futur në politik persona me precedent penalë.

Kaq ka mjaftuar për të shpërthyer analisti, Mustafa Nano. Ai i kundërvihet Bashës duke i trguar se këto janë veç fjalë sikurse thotë kryeministri Rama për ta. “Na lodhët”, i bërtet Nano.

“A ke gjë konkrete se këto janë veç fjalë, sikurse thotë Rama për ty, për Saliun, për Shkëlzenin, për kunatin tënd. Na lodhët, na lodhët zoti Basha veç me fjalë !”, tha Nano.

“Të të vijë turp që bëre thirrje që të bashkohen të gjitha hajdutët që të rrëzojnë Sali Berishën”, ja ktheu lideri demokrat.

(S.SH/Shuplaka)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.