Ministrja Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë në Facebook se janë shëruar dhe 3 infermiere të tjera të prekura nga COVID 19 në Durrës, Tiranë dhe Lezhë duke e çuar në 18 numrin e personelit të rikuperuar nga ky virus. Deri më tani janë shëruar 99 persona të testuar pozitiv, ndërsa numri total i të prekurve është mbi 300 dhe me 17 viktima.