Një video e shfaqur nga kryepolici, Ardiu Veliu ku demáskohej nëna e një 15 vjeçari të dhùnuar nga pòlicia gjatë periudhës së karantinës, indínjoi gjithkënd (sigurisht ashtu siç indínjohemi ne, në rrjete sociale).
Në Facebook, Instagram e në çdo platformë të mundshme ku gjallòjmë çdo ditë, kjo video të vjen e të përpláset syve, duke të kujtuar se ky shtet ka mbaruar, se shtetarët t’i bëjnë gjy qet ‘live’, mundësisht dhe nga faqet zyrtare të institucioneve më të larta dhe se as minòrenët nuk janë të sigurt nga reprèsioni pòlicor.
Të gjithë jemi dakord apo jo?!
Tek e fundit çfarë na duhet të shtojmë më shumë, kur vetë kryeministri i vendit na máshtroi me një video nga dhjetëra mijëra kilometra larg duke na e servirur si nga Spanja (ajo videoja e famshme, ku pòlicia i rr ihte ‘vendçe’ ata që th yenin kárantinën).
Edhe atëherë u revòltuam shumë, nuk lamë gjë pa thënë (sigurisht sërish në rrjete sociale).
E ndërsa indinjohemi aty për aty se pastaj vijon ‘scrolli’ për të parë edhe ndonjë video tjetër, tip kèrcimi tik-toku, presim që dikush të na kapë e të na hedhë tek gáfa e radhës, e zyrtarit të radhës.
Ajo çka më së shumti vërejnë ata që merren me gazetari webi, është indiferenca totale e pjesës më të madhe të lexuesve, ndaj një informacioni me vlerë, i cili ua prek direkt ose indirekt jetën.
Pra jo, ne jemi në rrjet për t’u indjinuar me të tilla ‘video skándale’, apo për të marrë vesh se kujt filane (zakonisht e njohur, por me profesion anonim) i dalin bisedat për një pazar sèksi.
Vazhdojmë revòltën, shpërndajmë, komentojmë dhe presim të na shfaqin show-n e radhës.
Ndërsa kjo ndodh herë pas here me një frekuencë të matur mirë për të mbajtur interesin publik lart, dikush tjetër vijon pa u ndalur duke prodhuar lajme, ato të vërtetat, të cilat nuk i lexon askush e për të cilat nuk revòltohet askush:
Qindra mijëra e miliona euro që shpërndahen për PPP-të, inceneratorët, tendera të pakuptimtë, xhepa ku hidhet pa fund, por kurrë nuk mbushen.
Dhe ja ku jemi sërish, duke bërë scroll në rrjete dhe duke parë 1 në 2 postime videon e Ardi Veliut me mijëra shikime e reagime me nga këto ikonat e skùqura, ndërsa i ‘nëndheshmi’ vazhdon të prodhojë lajme, nga ato me miliona që futen në xhepin e stërmadh që nuk mbushet kurrë.
C’mon… mirë që njëri tjetrit nuk i detyrohemi më asgjë, por edhe me veten po bëjmë sikur?!