Kryetatja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka quajtur vepër të mafias shembjen e godinës së maternitetit. Sipas Kryemadhit qeeveria e Edi Ramës, ose ndryshe Rilindja, ka një urrejtje për shqiptarët, dhe kërkon që të rrënojë historinë, duke shembur çdo godinë që përmban vlera.
‘’Shembja e materniteti vepër e mafias. Pastrim i parave të pista dhe të inceneratorëve. Rrënim i historisë e memories emocionale. Ata që kanë ngritur kovën e varinskit apo eskavatorit, për ta rrënuar atë godinë, mund të kenë qenë nën efekte komplet të tjera, por kova do u bjerë mbi kokën e tyre.
Rilindja ka një urrejtje për shqiptarët. Pasi shkatërroi mjekët, pensionistët tani po shkatërron dhe memorien. Materniteti, i ndërtuar nga një grup i jashtëzakonshem mjekësh. Pas 25 prillit angazhohemi për rindërtimin e teatrit. Angazhohemi që të gjithë përgjegjësit ti çojmë perpara drejtësie që të kthejnë një më një çfarë kanë marrë.’’– tha Kryemadhi.
(E.K/Faxweb.al)