Emiri i Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmed al-Sabah, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Në muajin Korrik, ai ishte në gjendje të rënduar shëndetësore dhe u dërgua në ShBA për trajtim mjekësor pasi bëri një operacion në Kuvajt.
Ai ka drejtuar shtetin arab të Gulf të pasur me naftë që nga viti 2006 dhe ka mbikëqyrur politikën e jashtme për më shumë se 50 vjet. Sabah al-Ahmed al-Sabah u quajt “dekani i diplomacisë arabe” për përpjekjet e tij për të rivendosur marrëdhëniet me shtetet që mbështetën Irakun gjatë Luftës në vitin 1990-1991, kur Kuvajti u pushtua nga forcat Irakiane.
Emiri gjithashtu shpesh ka vepruar si një ndërmjetës në mosmarrëveshjet rajonale, duke përfshirë ngërçin e vazhdueshëm diplomatik midis Arabisë Saudite, aleatëve të saj dhe Katarit.
Kuvajti gjithashtu përmbahet nga ndërhyrja në luftën civile në Siri, pasi organizoi disa konferenca donatorësh për ndihmë humanitare.(A.M/Faxweb.al)