Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Shqipëria pjesë e eksperimentit për koronavirusin, ish-ministri: Nuk është sukses, kërkon përgjigje nga qeveria për 3 pyetje

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu nëpërmjet një reagimi në Facebook ka komentuar “anëtarësimin” e Shqipërisë në listën e 100 vendeve të OBSH-së për “Solidarity trial”.

Sipas Shehut kjo është një inisiative e promovuar nga OBSh ndaj të gjithë vendeve që të bëhen pjesë e eksperimentimit të katër protokolleve mjekuese për Covid 19, OBSH po përpiqet të binde sa më shumë ndaj nuk ka nevojë për mburrje nga qeveria shqiptare.

Postimi i plotë

Qeveria perpara se te mburet per “Solidarity trial” te OBSh, ta ndjeke ate per testimet, maskat etj!

Me habiten “fishekzjarret” e Ministrise se Shendetesise per futjen e Shqiperise ne listen me 100 vende te OBSh per “solidarity trial”.

Kjo eshte nje inisiative e promovuar nga OBSh ndaj te gjithe vendeve qe te behen pjese e eksperimentimit te kater protokolleve mjekuese per Covid 19, OBSh po perpiqet te binde sa me shume.

Mund te konstatosh se nga vendet e zhvilluara kryesisht bejne pjese ato qe kane propozuar terapite e tyre, apo kane filluar tashme te tilla studime si Franca, Norvegjia, Kanadaja, Zvicera, Italia, pra me zgjedhje e interesa te percaktuara.
Italia psh do te testoje vetem per dy, Azitromicinen dhe Idrossiclorochinen; kjo me miratimin e AIFA-s aty.

Per Shqiperine nuk perben ndonje sukses futja ne kete liste, por tashti kerkon disa pergjigje:
1-Per cilat nga kater metodat e mjekimit do te eksperimentohet ne vendin tone dhe mbi cfare bazash a interesi te vecante?

2-Kush institucion shqiptar teknik e ka autorizuar kete eksperimentim e mbi cfare argumentash e procedure? Pa dyshim institucioni autorizues do te mbaje dhe pergjegjesite, gje qe OBSh ja kalon cdo vendi..

3- Pse po degjohet OBSh per kete ceshtje e jo per strategjine e madhe test, test, test e maske, maske, maske, fusha parandalimi ku ajo eshte e kualifikuar?!
Nje vendim i yni i tille mund te merrej vetem nga institucionet pergjegjese mbas diskutimeve te gjera jo vetem ne nivelin e specialisteve te fushes se ngushte, duke u shpallur, argumentuar e shpjeguar me hollesi me tej.

Por perseri cdo gje po behet ne fshehtesi, gje qe e kompromenton kete inisiative.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *