Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

SHBA/ Karolina e Jugut miraton ekzekutimet me skuadër pushkatimi

Dhoma e Ligjvënësve në Karolinën e Jugut votoi për të krijuar një skuadër pushkatimesh për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje, pasi ky shtet ndeshet me mungesa të solucionit për injeksionet vdekjeprurëse. Dhoma e miratoi masën me 66 vota pro dhe 43 kundër, duke sjellë një hap më pranë vënien në praktikë të skuadrës së pushkatimit. Në mars Senati i këtij shteti miratoi variantin e tij të kësaj mase me 32 vota pro dhe 11 kundër.

Kjo masë merret me synimin për të rifilluar ekzekutimin e të dënuarve me vdekje në një shtet që dikur ishte ndër më aktivët me këtë praktikë. Për herë të fundit në Karolinën e Jugut u krye ekzekutim 10 vjet më parë. Në bazë të projektligjit, i dënuari me vdekje mund të zgjedhë skuadrën e pushkatimit ose karrigen elektrike nëse ka mungesa të solucionit për injeksion vdekjeprurës.

Tani projekt-ligji i kalon guvernatorit republikan për firmë. Sipas zyrtarëve të sistemit të korrektimeve të paktën tre nga të dënuarit me vdekje në Karolinën e Veriut kanë përmbyllur pa sukses të gjithë procesin e apelimeve dhe mund të ndeshen së shpejti me ekzekutim. Masa ligjore pritet të pasohet nga sfida në gjykatë.

Karolina e Jugut filloi ekzekutimet me karrigen elektrike në 1912, duke e kaluar këtë akt në duart e autoriteteve shtetërore nga komunat individuale që deri atëherë kryenin ekzekutimet. Tre shtete të tjera: Misisipi, Oklahoma dhe Juta përdorin skuadra pushkatimi. Për momentin Karolina e Jugut nuk mund të kryejë ekzekutime pasi solucioni që përdoret për injeksionet vdekjeprurëse ka skaduar dhe ky shtet nuk ka arritur të sigurojë sasi shtesë.

Kundërshtarët e kësaj mase sollën si shembull 14 vjeçarin George Stinney, personi më i ri në moshë i ekzekutuar ndonjëherë në SHBA. Në 1944 ai u dërgua në karrigen elektrike ku rripat lidhëse nuk arrinin të mbërthenin trupin e tij të vogël prej fëmije. Ai u ekzekutua pas një gjykimi një ditor për vrasjen e dy vajzave të bardha. Një gjykatës në vitin 2014 e shpalli të pavlefshëm gjykimin e tij./VOA

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.