Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

SHBA-ja hakmerret ndaj sulmit në Somali, vret katër terroristë të Al Shabab-it

Forcat amerikane njoftuan se kanë kryer sulme ajrore në Somali dhe kanë vrarë katër terroristë të grupit militant “Al-Shabab”, pas vrasjes së 79 personave me një veturë bombë në kryeqytetin somalez, Mogadishu.

“Në bashkëpunim me qeverinë federale të Somalisë, Komanda e Forcave Amerikane për Afrikës i ka kryer tri sulme ajrore në dy lokacione, ku cak ishin militantët e grupit Al Shabab”, thuhet në deklaratën e ushtrisë amerikane.

Shkalla e sulmeve amerikane në Somali u rrit ndjeshëm pasi presidenti Donald Trump e shpalli pjesën jugore të këtij shteti si zonë e armiqësive aktive. Në një deklaratë të publikuar në prill të këtij viti, forcat amerikane në Afrikë thanë se i kanë vrarë më shumë se 800 persona në 110 sulme ajrore në Somali prej prillit të vitit 2017.

Përgjegjësinë për sulmin e së shtunës në Bogadishu ende nuk e ka marrë asnjë grup, por qyteti vazhdimisht goditet nga shpërthimet e organizuara nga grupi “Al-Shabab”. Ky grup ishte larguar me forcë nga kryeqyteti në vitin 2011, por ende i ka nën kontroll disa zona rurale, shkruan “The Guardian”,

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *