Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka thënë se SHBA mbeten krah Shqipërisë sa i takon sigurisë kibernetike.
Kim tha se sulmet ishin të rrezikshme dhe dashakeqe teksa shtoi më tej se SHBA ka dërguar ekspertët e sigurisë kibernetike. Por ajo u shpreh e bindur se këto sulme nuk do të zhduken dhe se ky rrezik do të jetë gjithmonë.
Kim: SHBA kanë punuar krah Shqipërisë për sigurinë kibvernetike, por edhe për të sjell veprime konkrete. Ju nuk jeni vetëm në të qënit të sulmuar, nuk jeni vetëm në sulmin kibernetik dhe pergjigjen ndaj sulmit. SHBA janë krah jush.
50 milionë dollarë në mbështetje të mbrojtjes kibernetike. Ne do forcojmë këtë sektor, ky është fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj. Sulmet do të jenë një kërcënim, nuk shuhen, nuk ka një pluhur magjik që ti zhduk ato.