AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Shashka, flakadanë dhe kapsolla/ Tensionohet protesta e opozitës tek Ministria e Brendshme (VIDEO)

Protestuesit e opozitës kanë mbërritur para Ministrisë së Brendshme e listuar nga opozita si një nga 5 institucionet e kapura nga krimi para të cilave do të marshohej gjatë protestës së sotme.

Pas qëndrimit vetëm pak minuta tek DreJtoria e Policisë, ku pati hedhje shashkash, tymuesesh dhe kapsollash duke thyer kështu xhamat e institucionit dhe duke lënë një efektiv të plagosur, protestuesit u drejtuan drejt Kuvendit ku hoqën gardhet rrethuese duke hedhur gjithashtu shashka dhe flakadanë, por pa konfrontime fizike me policine. Kjo e fundit, ndryshe nga protestat e tjera nuk u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

Tashmë krerët e opozitës së bashku me mbështetësit e tyre u mblodhen para Ministrisë së Brendshme, por në pamje duket se janë ende disa protestues tek Parlamenti.

Pavarsisht thirrjeve të vazhdueshme nga ana e opozitës për shmangien e dhunës, duket se me të mbërritur tek Ministria e Brendshme protestuesit nuk janë përmbajtur. Situata është tensionuar ndërsa janë hedhur flakadanë, shashka dhe kapsolla.

E ndërkohë destinacioni i fundit për protestuesit do të jetë Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Kujtojmë që deri më tani nuk ka pasur asnjë incident, apo konfrontim të protestueve me efektivët e policisë përveç lëndimit të një efektivi.

Protesta e sotme e opozitës është e pesta e thirrur nga krerët e PD-së dhe LSI-së për shkak të precipitimit të dhunës të protestës së 11 majit, ku u hodhën shishe me benzinë, shashka dyshohet dhe bomba molotov. Protestuesit i vunë flakën derës kryesore të Kryeministrisë, ndërsa hodhën dhe shishe me bojë drejt godinës. Dhuna precipitoi dhe pas zhvendosjes së protestuesve të Parlamenti ku u hodhën mjete piroteknike drejt forcave të policisë, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Sipas raportimeve zyrtare mbetën të plagosur 13 policë dhe 4 protestues.

Protesta kulmoi me dhunën e policisë dhe arrestimin e sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi çka çoi në irritimin e turmës e cila më pas e zhvendosi përplasjen tek Drejtoria e Policisë Tiranë.

Dollapi u shoqërua në Spitalin e Traumës pak orë pas ndalimit të tij për shkak të plagëve që mori, ndërsa u lirua nga arresti në orët e paradites së djeshme. Ai vijon të qëndrojë i shtruar në këtë spital.

Ndërkohë drejtuesit e forumeve të larta të PD-së dhe LSI-së pak pas mesnate, teksa gdhinte e diela vendosën mbajtjen e një proteste tjetër të madhe ditën e hënë, më 13 maj për shkak të dhunës policore të paprecedent.

Fjalët Kyce

Ambasadorja amerikane Yuri Kim nis detyrën në Shqipëri. Me ardhjen e saj mendoni se do të ketë 'koka të prera' ndër politikanë dhe eksponentë të krimit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *