Pas shpalljes kampion, Liverpooli ka gjetur kohë për të rimarrë energjitë e humbura, ndërsa futbollistët ndodhen me pushime.
Mes tyre edhe futbollisti nga Kosova, Xherdan Shqiri, i cili është fotografuar nga mediat angleze në një jaht luksoz me miqtë e tij në një ishull të Spanjës.
Shaqiri shfaqet i skuqur nga dielli, teksa duket se ka harruar të lyhet me krem, pasi ishte shumë i ‘zënë’ duke u argëtuar në jaht, dhe arsyet i dëshmojnë fotot.
Bashkë me të në jaht u panë edhe tri femra seksi të veshura me rroba-banje, të cilat po i qëndronin afër futbollistit.