Këngëtarja kolumbiane Shakira ka performuar këtë të premte në Meksikë në shkallët e mitikut ‘Azteka’. Teksa koncerti po shkonte drejt përfundimit dhe kënga “La bicicleta” ishte në sfond, një djalë vrapoi drejt skenës dhe shkoi drejt Shakirës për t’i dhënë një përqafim.
Menjëherë pasi ndërhynë rojet nga stafi i Shakirës, që vrapuan të largonin djalin me këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, i cili iu afrua më shumë seç duhej këngëtares. Por Shakira bëri një veprim të paparashikuar. Këngëtarja ç’tensionoi situatën duke larguar rojet e sigurisë dhe i dhuroi një puthje në faqe dhe një përqafim të përzemërt adhuruesit të këngëve të saj.
(J.D/Faxweb.al)