Ministria e Arsimit, Besa Shahini, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim në selinë e Partisë Socialiste në Durrës për të diskutuar mbi problematikat në fushën e arsimit.
Në kuadër të tyre problemeve është folur dhe kuotën q paguhet në shkollë.
Ata kanë dalë me një kërkesë të qartë për Shahinin duke i kërkuar një monitorim më të mirë për të mos lejuar kështu rastet e abuzimit me paratë e mbledhura nga bordet.
Një nga pikat e diskutuara ishte dhe shkrirja e Drejtorisë Arsimore në Durrës, në kuadër të reformimit në shkallë vendi të këtij sektori, ku tashmë do të jenë gjithsej 5 DAR-e në të gjithë Shqipërinë.
Ministrja Shahini ka siguruar pjesëmarrësit në takim se me përmirësimet që janë bërë në portalin “Mësues për Shqipërinë” nuk do të ketë më vend për abuzime dhe të gjithë mësuesit që do të konkurojnë në të do të kalojnë nëpër 4 filtra, duke evituar kështu që në të ardhmen të përsëriten raste kur konkurentë me pikë më të ulta janë punësuar përpara mësuesve të renditur të parët në listë.
Nga ana tjetër, një pikë tjetër që ka marrë vëmendjen e të gjithë të pranishmëve ka qenë shqetësimi për praninë e kioskave që shesin ushqime të pakontrolluara pranë ambienteve të shkollave 9-vjeçare apo të mesme në Durrës. Në takim është diskutuar që të gjendet në zgjidhje për këtë problematikë, për të shmangur daljet e nxënësve jashtë ambienteve shkollore dhe njëkohësisht ngritjen apo funksionimin e bizneseve të vogla brenda këtyre ambienteve.
Mungesa e bazës materiale nëpër shkolla apo ngrohja e ambienteve ishin të tjera problematika që morën vëmendje.
Mësohet se ministrja e arsimit ka zhvilluar një takim edhe në bashki, për të diskutuar me drejtuesit e pushtetit vendor problematikat dhe prioritetet e arsimit në Durrës.