Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Vendimi për rifillimin e vitit akademik dhe provimet e maturës, flet ministrja: Po presim akoma Task-Forcën

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka reaguar sot në lidhje me masat që po merr qeveria për rifillimin ose jo të vitit shkollor që e ndërpreu pandemia.

Shahini u shpreh Viti shkollor do te mbyllet dhe do ta konsiderojmë të mjaftueshëm për mësimet që janë bërë deri tani, ndërsa në lidhje me provimet e maturës shtetërore ajo tha se. Sa i preket datave të provimeve, mendojmë të jenë në qershor,-tha ministrja.

“Janë xhiruar 1.2 milionë minuta video amatore të mësuesve, që është një përpjekja gjigande për të kaluar online këtë proces mësimor. Vitin shkollor do ta konsiderojmë të mbyllur për shkak se kështu po ndodh në të gjithë botën. Çfarëdo që kemi humbur në këtë pjesë, do ta kompensojmë në fillimin e vitit të ri shkollor. Viti shkollor do te mbyllet dhe do ta konsiderojmë të mjaftueshëm për mësimet që janë bërë deri tani.

Sa i preket datave të provimeve, mendojmë të jenë në qershor. Nëse kthehemi në shkollë apo jo, apo nëse provimi do mbahet do ta marrim një vendim kësaj jave. Jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë, por po presim një vendim final nga Task-Forca nëse është e sigurt mundësia për kthimin në bankat e shkollave”, shtoi ajo.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *