Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Serbia vijon ofensivën/ Sierra Leone tërheq njohjen për Kosovën, Daçiq nuk e fsheh lumturinë (FOTO)

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pretendon se shteti i Sierra Leones ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Për këtë Daçiq ka prezantuar notën ku, sipas tij, thuhet se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.

Daçiq deklaroi se kjo “tërheqje” e njohjes së Kosovës kishte një rëndësi të veçantë për Beogradin pasi Sierra Leone ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës më 2008.

Mediat kanë publikuar edhe momentin ku Daçiq bashkë me ministren e jashtme të këtij shteti nënshkruajnë dhe prezantojnë para gazetarëve notën verbale me të cilën konfirmojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës në pamjet e publikuara, Daçiq shihet tejet i lumtur me këtë arritje të tij. Po aq e lumtur duket edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sierra Leones.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *