Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Serbia miraton vendimin: Shqiptarët mund të hyjnë në territorin tonë vetëm me kartë identiteti

Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten vendimin që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë vetëm me karta identiteti.

Vendimi është rezultat i një marrëveshje të nënshkruar midis dy vendeve në kudër të Shengenit Ballkanik.

“Kjo do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

Zbatimi i këtij vendimi, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve”, thuhet në vendim.

Marrëveshja mes dy vendeve u arrit në 8 nëntor në kuadër të sesionit të parë të “MiniShengenit Ballkanik” të zhvilluar online me qeveritë e tri vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Presidentit serb Vuçiç, me këtë masë lehtësuese do të synohet një shtim i turistëve shqiptarë në Serbi dhe edhe më shumë turistë serbë drejt bregdetit shqiptar.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *