Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Serbia do të jetë lider në Rajon”, Aulon Kalaja: Pas “Mini-Shengenit” fshihet Rusia

I ftuar në FaxNews, gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka folur për Samitin e Ohërit, që u mbajt ditën e dielë. Kalaja shprehet se në Ohër u mbajt takimi i dytë i treshes Rama-Vuçiç-Zaev, ndërsa takimi i tretë pritet të mbahet në Durrës.

Gazetari thotë se në kohën që Rama hante makarona poshtë urës, në Kosovë bëhej luftë. Gjithashtu, gazetari thekson se nëse firmoset “Mini-Shengeni”, Serbia bëhet lider në rajon.

Ndërkohë që Rama hante makarona poshtë urës, në Kosovë bëhej luftë. Kryeministri ka takuar më shumë lidera serb se sa shqiptar. Ohri ishte takimi i dytë, ndërsa në 21 dhjetor në Durrës do të vijë Vuçiçi dhe do të shoh nga afër pjesën që ai dhe vendi i tij gjithmonë e kanë dashur, daljen në det. 

Serbia do të dal më e fituar se ne. Do të vijnë prodhimet serbe në vend dhe do të fitojë Serbia. Do të jetë vend lider në Rajon, edhe pse ka bërë genocid dhe nuk ka kërkuar falje. Pas minishengenit ballkanik fshihet Rusia. Duhet të ketë njerëz që ta kundërshtojnë këtë kryeministër.”

Gjithashtu, Kalaja u ndal edhe tek takimi i rradhës që do të mbajë tryeza e “Mini-Shengenit”, i cili do të mbahet në Kukës.

“Negociatat ne nuk na u hapën dhe Rama ia vuri fajin lidërve të BE-së. Ndërkohë në Shqipëri po shpallen në kërkim kryetar bashkish. Ne do të jemi në Kukës. Kukësi që sot vuan nga hallet, e vendit që ka një doganë me Kosovën, dhe e them me statistika që është qyteti më i varfër”, u shpreh Aulon Kalaja në FaxNews.

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *