Dhjetë mijë maska me filtër pëlhure janë sekuestruar në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave. Shkak për sekuestrimin e tyre është bërë fakti se nuk kishin etiketë për vendin e origjinës, ndërkohë që mediat italiane raportojnë se ato vinin nga Shqipëria.
Sipas hetuesve kjo mund të çojë në mashtrimin e konsumatorëve, edhe për cilësinë e tyre, ndërkohë që vlerja e tyre shkon disa mijëra euro nëse do të shiteshin në treg.
Shumë prej fasonerive në vendin tonë, për shkak të uljes së kërkesave nga importuesit italianë, e kanë shndërruar aktivitetin e tyre në prodhimin e maskave dhe paisjeve të tjera mjekësore, që i shërbejnë spitaleve, për përballimin e pandemisë.