Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

AMA: “Sektori i Mikrofinancës nuk preket nga Vendimi i Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e kredive deri më 31.08.2020”

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA), dëshiron të informojë klientët se institucionet e mikrofinancës janë duke kontribuar maksimalisht në drejtim të mbështetjes së bizneseve të vogla, fermerëve dhe familjeve shqiptare, të ardhurat e të cilëve janë impaktuar nga kufizimet e aktivitetit ekonomik që po kalon vendi.

Këto institucione kanë krijuar lehtësime të shumta për të mundësuar rikthimin në normalitet të aktivitetit të bizneseve dhe aktivizimin e konsumit për familjet shqiptare.

Në kuadrin e Moratoriumit të Kredive të mandatuar nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë, për shtyrjen e ripagimeve të kredive deri më 31 maj 2020, institucionet financiare Anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, kanë shqyrtuar dhe procesuar më shumë se 30 mijë kërkesa për shtyrje me një vlerë totale prej afërsisht 70 milionë Euro.

Pavarësisht goditjes në likuiditet dhe pamundësisë së rikuperimit të tyre me ndonjë mbështetje nga Qeveria Shqiptare në formë garancie apo financimi me kushte të favorshme, mikrofinanca ja doli të qëndrojë pranë klientëve të saj në këtë situatë të paprecedentë.

Nëpërmjet këtij njoftimi për shtyp dëshirojmë të njoftojmë klientët tanë që institucionet e mikrofinancës nuk janë të përfshira në udhëzimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e dytë të kësteve të kredive deri më 31.08.2020, të cilat u janë lënë për aplikim dhe vendimmarrje vetëm bankave të nivelit të dytë.

Thënë kjo, i ftojmë gjithë klientët që të rifillojnë pagesat e kësteve pranë sporteleve të institucioneve ose nëpërmjet kanaleve alternative të pagesave dhe rrjeteve të agjentëve. Dëshirojmë të sigurojmë klientët tanë që u jemi gjendur dhe do t’u gjendemi gjithmonë afër në këtë situatë të vështirë. Brenda mundësive dhe kapaciteteve tona, do të shqyrtojmë rasti pas rasti kërkesat për shtyrje të kredive për klientët që ndodhen në vështirësi, për t’u dhënë asistencën e nevojshme.

Dera e mikrofinancës mbetet e hapur për fermerët, bizneset e vogla dhe individët, qofshin këta klientë ekzistues apo potencialë, me qëllim kalimin së bashku të kësaj sprove ekonomiko-financiare të krijuar nga pandemia COVID-19.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare Shoqata

Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet mikrofinanciare më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund, Crimson Finance Fund Albania, Fondi Besa, Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania, Kredo.Al , NOA sha, UniFin SHKK.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *