Debate të nxehta janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në emisionin Open, teksa po diskutohej lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe protestat që po vazhdojnë më pas. Teksa ishte i ftuar aktori i njohur Artan Imami, i cili duket se po mbante shfaqjen e munguar të gjithë këtyre kohëve, ka pasur një përplasje dhe me gazetarin Neritan Sejamini.
Debati nisi kur Imami i tha Sejaminit që PD-ja erdhi në teatër duke thënë tokë e xanun, ndërkohë që Sejamini tha se ky term i përdorur ishte racist. Gazetari shtoi më tej se aktorët nuk duhet të ishin vendimtarë në prishjen ose jo të Teatrit, pasi ky është një debat mbi politikat publike.
Pjesë nga debati-Imami: Ty të ka ardhur në majë të hundës me Ramën, ndërsa mua më ka ardhur në majë të hundës me të gjithë. Erdhi PD të teatri dhe tha ‘tokë e xanun’
Sejamini: Shembja e Teatrit Kombëtar është krim. Rama bëri krim. Ky është provincializëm. Tokë e xanun është shprehje provinciale, racizëm krahinor.
Imami: Kështu erdhët dhe thatë. Tokë e xanun thotë.
Sejamini: Më thuaj një kritikë ndaj Edi Ramës. Pse kritikon vetëm këto të tjerët. Çfarë faji të kam unë që ti ke kaq shumë besim te kryeministri, dhe se zbaton vetëm ligjin. Por ama është mendimi im që ai e shkel ligjin, juve ruani respektin për kryeministrin…
Sejamini shtoi më tej se Tirana është bërë e pajetueshme, pikërisht se janë zhdukur të gjitha godinat historike të kryeqytetit, duke u zëvendësuar me beton.